MOMENTI I GOLIT/ 3 milimetra dërgojnë Japoninë në parajsë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 21:40

MOMENTI I GOLIT/ 3 milimetra dërgojnë Japoninë në parajsë (VIDEO)

Japonia është me meritë në 1/8-at e finaleve në kampionatin botëror në Katar. Skuadra e drejtuar nga Hajime Morijasu ka mundur dy gjigantët, Gjermaninë dhe Spanjën, për të siguruar kualifikimin si vendi i parë në grup.

GOLI I JAPONISE

Një sukses historik për japonezët, ndonëse duhet thënë se fitorja ndaj Spanjës ishte për zemra të forta. Momenti kyç ishte goli i shënuar nga Tanaka në minutën e 51-të.

Goli fillimisht u anulua, pasi gjyqtari sinjalizoi se topi e kishte kaluar vijën fundore. Por në lojë hyri VAR-i dhe për tre minuta të gjithë japonezët, dhe jo vetëm, kanë mbajtur frymën pezull.

Tre minuta ankth, që dukeshin si tri vjet. Por në fund gjithçka ia vlejti, sepse milimetrat i kanë dhënë golin e kualifikimit.

Ç’rëndësi ka nëse kanë qenë 2 apo tre, ndoshta dhe 4 milimetra. Për Japoninë ka vlejtur vetëm goli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"