“Model i lojtarit korrekt dhe i dalluar për teknikën e rrallë”, Presidenti Meta mesazh prekës për ndarjen nga jeta të legjendës së Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 13:25


“Model i lojtarit korrekt dhe i dalluar për teknikën e rrallë”, Presidenti Meta mesazh prekës për ndarjen nga jeta të legjendës së Skënderbeut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 63-vjeçare, të ikonës së klubit të Skënderbeut, Milutin Kërçiç.

Meta Kercici

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kreu i shtetit shkruan se Kërçiçi do të kujtohet gjithmonë me respekt për kontributin e veçantë të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, shembull frymëzues për vlerat e veçanta sportive dhe qytetare.

“Model i lojtarit korrekt në fushë, virtuoz me topin dhe i dalluar për teknikën e rrallë”, shkruan ndër të tjera presidenti.

POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS:

Mësova me hidhërim lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej legjendave të “Skënderbeut” dhe futbollit shqiptar, Milutin Kërçiç, idhullin e shumë fëmijëve korçarë të viteve ’70-’80, të vlerësuar për talentin e tij të jashtëzakonshëm nga të gjithë sportdashësit dhe ne, që patëm fatin ta shihnim në fushën e blertë.

Model i lojtarit korrekt në fushë, virtuoz me topin dhe i dalluar për teknikën e rrallë, Milutin Kërçiç do kujtohet gjithmonë me respekt për kontributin e veçantë të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, shembull frymëzues për vlerat e veçanta sportive dhe qytetare, që përfaqësonte. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe të gjithëve sportdashësve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Mësova me hidhërim lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej legjendave të “Skënderbeut” dhe futbollit…

Posted by Ilir Meta on E Diele, 7 Shkurt 2021

 

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/