MIQËSORE| Pogradeci-Partizani/ Fitojnë sërish të kuqtë, “demat” i nderon lojtari i akademisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 21:20

MIQËSORE| Pogradeci-Partizani/ Fitojnë sërish të kuqtë, “demat” i nderon lojtari i akademisë

Partizani fitoi miqësoren e dytë radhazi. Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja mposhtën Pogradecin në stadiumin “Gjorgji Kyçyky” liqenorët me golin e Fran Marinajt në minutën e 90-të.
20200829_201503-976x650
Sulmuesi i Partizanit U19-të vulosi fitoren për të kuqtë duke goditur saktë me kokë. 18-vjeçari është produkt i akademisë së “demave” dhe po vëzhgohet nga tekniku Daja së bashku me të tjerë lojtarë të ekipeve zinxhir të Partizanit.
20200829_201612
Pas këtij takimi, skuadra do të kthehet në Ohër për të kryer përgatitjet për sezonin e ri. Partizani pret përgjigjen e KAS-it për zhbllokimin e merkatos pasi UEFAa u ka vendosur embargo të kuqve për hyrje-dalje për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit në vitin 2018.

FT: Pogradeci-Partizani 0-1

F.Marinaj 90′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"