Miqësore me Ukrainën para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, mesjavë e veçantë për tre lojtarët e kombëtares kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 23:30


Miqësore me Ukrainën para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, mesjavë e veçantë për tre lojtarët e kombëtares kuqezi

Dita e martë do të jetë e veçantë për tre futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit: Ardian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Ata do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Ukrainës, por duke veshur fanellën e Empolit.

asllani bajrami

Meqë Ukraina po përgatit ndeshjet e play-off të Botërorit si dhe të Ligës së Kombeve, ajo ka grumbulluar në Itali lojtarët që aktivizohen në kampionatin e saj të pezulluar apo ata që kanë mbaruar kampionatet përkatëse. Si pjesë e përgatitjeve, ata kanë vendosur të bëjnë disa miqësore me skuadrat italiane dhe një ftesë ia kanë dërguar edhe klubit të Empolit.

Ky i fundit ka pranuar menjëherë meqë e ka mbyllur çështjen e mbijetesës dhe të martën, do të luajë në stadiumin e tij një ndeshje miqësore e cila ka si qëllim edhe të sigurojë të ardhura të cilat më pas të dërgohen në ndihmë të shtetit ukrainas që po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e agresionit rus.

PANORAMASPORT.AL