Ministrja Nikolla pret medalistin e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2014 | 13:30

Ministrja Nikolla pret medalistin e Europës

NikollaMinistrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, zhvilloi dje një takim me sportistin Jurgen Uldedaj, fituesin e medaljes së bronzit në kampionatin e fundit europian për paratërinj. Ministrja përgëzoi boksierin Uldedaj për rezultatet e arritura, si dhe i uroi atij suksese në të ardhmen. Nga ana e tij, presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Gjergj Leqejza, përgëzoi ministren Nikolla për riorganizimin e sportit në shkolla, sidomos për nismën e rritjes së orëve të edukimit fizik, si dhe për mënyrën e re te financimit të sportit. Kjo është hera e dytë që Jurgen Uldedaj merr medaljen e bronzit në kampionat europian, pas rezultatit të arritur vitin e kaluar në Rusi, ku boksieri ngriti për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e medaljeve në Kampionatin Europian për moshat 15-16 vjeçare. Shqipëria u përfaqësua në Europianin e Kroacisë me boksierët Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli, Erald Muhja dhe Jurgen Uldedaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"