“Minimizojmë gabimet e të kaluarës”, Daci: Shënoj unë dhe Teuta merr tri pikë në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 13:43

“Minimizojmë gabimet e të kaluarës”, Daci: Shënoj unë dhe Teuta merr tri pikë në Korçë

Me tre mungesa të konfirmuara për shkak datimesh dhe kartonësh si Realdo Fili, Albi Alla dhe Ergis Arifi, Teuta do të tentojë sot në Korçë kthesën e madhe, për t’iu larguar sa më shpejt fundit të tabelës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi kryesor i Teutës, Klejdi Daci, i cili shënoi golin e parë në ndeshjen e kaluar ndaj Laçit, beson se ekipi i ka mundësitë për 3 pikë me Skënderbeun.

Daci

Klejdi, sa i ka shërbyer pauza e kampionatit Teutës?

Mendoj se ka shërbyer për mirë, pasi kemi pasur kohë të punojmë dhe kemi bërë mirë në stërvitje gjatë kësaj periudhe, për të minimizuar ato gabime që kemi bërë në të kaluarën. Të gjithë jemi stërvitur për të shkuar në Korçë me synimin për të marrë pikët maksimale.

Sa e vështirë do të jetë përballja me Skënderbeun?

Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, por për ne nuk ka ndryshim kundër cilit ekip luajmë, pasi kërkojmë pikët. Duam fitore dhe jemi gati për të bërë më të mirën tonë. Vijmë nga një ndeshje ku lamë pikë vetëm në fund, kështu që do të mundohemi të rikuperojmë në Korçë. Personalisht shpresoj që nga ndeshje në ndeshje të rris akoma më shumë nivelin.

Ju kënaq një pikë në Korçë apo synoni me çdo kusht fitoren?

Do të bëjmë maksimumin për fitore në këtë ndeshje.

Prisni të shënoni sërish?

Për mua është e rëndësishme që ekipi të fitojë, s’ka rëndësi kush shënon. Shpresoj të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën drejt fitores.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"