Milik refuzon të flasë për Shqipërinë: Jo tani! Duhet të tronditemi nga pozicioni që mbajmë në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 22:44

Milik refuzon të flasë për Shqipërinë: Jo tani! Duhet të tronditemi nga pozicioni që mbajmë në grup

Shanset e Polonisë për të shkuar në Euro 2024 kalojnë nga përballja e kësaj të diele ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Por sipas Arkadiush Milik, sulmuesit të Polonisë dhe Juventusit, ekipi duhej të ishte po aq i përqendruar për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe për të mos hedhur një tjetër hap të gabuar,

saddsadasdassdadas

Kjo është arsyeja pse në konferencën e sotme për shtyp, ai nuk ka pranuar të flasë për ndeshjen ndaj Shqipërisë në fundjavë, por vetëm atë të enjtes ndaj nordikëve.

“Është e vështirë për mua të krahasoj Ishujt Faroe me rivalët e tjerë, Ata padyshim mbrohen mirë, mundohen që të mbulojnë mangësitë që kanë nëpërmjet organizimit. Në letër, teorikisht ne jemi skuadra më e fortë, por pastaj është fusha e lojës ajo që verifikon gjithçka. Nëse nuk hyjmë në këtë ndeshje të fokusuar duke menduar që duhet të fitojmë, do të krijojmë shumë probleme për veten tonë, Nuk dua të flas për Shqipërinë tani, si fillim duhet të hedhim hapin e parë.

Ne jemi aty ku jemi në renditjen e grupit dhe mendoj se kjo duhet të jetë një tronditje për ne. Kjo situatë mua më motivon. Nuk ka më vend për gabime nëse duam të luajmë në Europian”, tha sulmuesi 29-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"