Milik drejt kalimit tek skuadra e njohur, transferimi i sulmuesit polak në detajet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 21:32

Milik drejt kalimit tek skuadra e njohur, transferimi i sulmuesit polak në detajet e fundit

Arkadius Milik dhe Marseja kanë arritur prej ditësh një akord së bashku, ku ranë dakord me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë deri në vitin 2025.

Milik.Napoli.esulta.dito.2019.201.1400x840

Në detajet e fundit është dhe akordi me Napolin, ku formula e këtij transferimi pritet të jetë huazim me obligim blerje, ku shifra do të jetë 8 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse dhe një 25-30% për Napolin në rast të një shitje të bomberit polak tek një skuadër e tretë.

Gjuha e përbashkët u gjet në orët e fundit, me sulmuesin Milik që pritet të rinovojë kontratën me Napolin deri në vitin 2022 dhe më pas të transferohet në huazim me detyrim blerje tek skuadra franceze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"