Milanit kualifikohet pas 24 penalltive, ja seritë më të gjata të 11-metërshave në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 13:46

Milanit kualifikohet pas 24 penalltive, ja seritë më të gjata të 11-metërshave në histori

Milani nuk fitonte një sfidë me 11-metërsha në Europë prej 17 vjetësh. Hera e fundit ishte pikërisht suksesi në Champions kundër Juventusit, ndërsa ajo e së enjtes kundër Rio Aves ka hyrë në historinë e “lotarive” më të gjata. 24 penallti dhe 10-11 në rezultatin final e bënë edhe më të pabesueshme mbrëmjen e Milanit kundër Rio Aves, por kjo përballje është vetëm e katërta mes atyre që kanë zgjatur më tepër.
Milan festa
Rekordin europian e mban një ndeshje e vlefshme 1/32-at e Kupës së Ligës, ajo që sot njihet si “Carabao Cup”. U deshën 32 penallti që Derbi Kaunti të fitonte 15-14 kundër Karlaiz Junajtidit. I njëjti rekord është barazuar edhe në vitin 2014 në sfidën mes Uorçesterit dhe Skanthropit. Goditje të pafundme nga pika e bardhë janë parë edhe në Turqi. Gjithçka ndodhte në vitin 1996 në 1/8-at e Kupës kombëtare kur Gallatasaraji dhe Gençlerbirligi mbyllnin kohën e rregullt 1-1. Nuk pati kohë shtesë dhe me penallti u kualifikuan miqtë që fituan 17 me 16. Podiumi i anomalive nga pika e bardhë plotësohet nga dy ekipe afrikane, që mbajnë edhe rekordin absolut të 11-metërshave të goditur për të përcaktuar një fitues. Gjithçka ndodhte në vitin 2005 kur në Kupën e Namibisë në gjysmëfinale u përballën KK Palas dhe Siviks. Plot 48 penallti të ekzekutuara me KK që u kualifikua në finale falë fitores 17-16

maxresdefault
NË RANG KOMBËTARESH – Nuk janë vetëm kupat kombëtare që ofrojnë të tilla emocione. Shifra të pabesueshme janë parë pas goditjeve nga pika e bardhë edhe në nivel përfaqësuesesh. Në 2007, 21-vjeçarët e Holandës dhe Anglisë goditën në total 32 herë nga pika e bardhë përpara se portokallinjtë të merrnin suksesin me rezultatin 13-12. Një vit më pas në Kupën e Afrikës Kamerunit dhe Bregut të Fildishtë iu nevojiten “vetëm” njëzet e katër 11-metërsha për të përcaktuar fituesin. Ishte kombëtarja e “Elefantëve” që triumfoi duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalen e kompeticionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"