“Miks” lëvizjesh në merkato, Ikardi i “shkel syrin” Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 14:56

“Miks” lëvizjesh në merkato, Ikardi i “shkel syrin” Juventusit

Antuan Grizman nuk po e bind aspak Barcelonën dhe do të përdoret si mall shkëmbimi për të arritur te… Paulo Dibala. Katalanasit janë të pakënaqur me ecurinë e tij dhe për këtë arsye ata duan që të afrojnë një tjetër sulmues.

Sulmuesit

Opsioni më i lehtë i mundshëm është shkëmbimi kokë më kokë me argjentinasin e Juventusit, por mund të ketë edhe një miks lëvizjesh. Kjo do të thotë se Grizman mund të transferohet te PSG-ja, ndërsa Ikardi të shkojë në Itali te Juventusi. “Zonja e Vjetër” e ka pëlqyer prej kohësh ish-kapitenin e Interit, i cili gjithashtu është i joshur nga një tjetër aventurë në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"