Mezani: Sot lamë dy pikë në fushën tonë, çunat nuk duhet të përfshihen nga euforia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 15:15

Mezani: Sot lamë dy pikë në fushën tonë, çunat nuk duhet të përfshihen nga euforia

Skuadra nuk ishte e shpejtë. Pse?

I falëm pjesën e parë kundërshtarit. E filluam keq, dhe e përfunduam keq. Kemi lënë dy pikë ndeshjen e sotme.

mezani

Keni marrë vetëm një pikë në kampionat.

Lojtarët janë të rinj. Dhe normalisht euforia bën të veten. Ky është një sinjal që po na shfaqet, sa më shpejt ta rregullojmë, aq më mirë për ne, pasi na duhet vazhdimësia.

Jeni mundur edhe nga Kamza, sot me vështirësi me Teutën. Çfarë po i ndodh ekipit?

Në ndeshjen e Kupës shpenzuam shumë energji, dhe nuk prisja të njëjtën lojë edhe sot. Skuadra u lodh shumë, menduam që ta zgjidhnim që këtu kalimin e turit. Edhe sot patëm disa momente për të shënuar, nëse do ishim më shumë altruist, në pjesën e dytë do shënonim. Futbolli luhet me 11 futbollistë, dhe të gjithë duhet të mendojnë vetëm për fitoren. Këtë dua t’i pasqyroj skuadrës. Meritat nuk i merr vetëm një futbollist, por e gjithë skuadra. Ndeshjen tjetër e kemi ndaj Partizanit, dhe çunat duhet të motivohen.

A është Laçi e gatshme të përballojë 3 ndeshje në 9 ditë?

Çunat janë të rinj. Kam shpresë se mund të punojmë të qetë, dhe ecuria mund të jetë me mirë. Pjesën e dytë e zhvilluam më mirë se Teuta, por ishte vonë. Duhet ta zgjidhnim më herët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"