Mezani: Fitorja me Kastriotin më shumë për moral, tani duam vazhdimësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 17:13

Mezani: Fitorja me Kastriotin më shumë për moral, tani duam vazhdimësinë

Pas fitores me një kundërshtar direkt si Kastrioti, trajneri Gentian Mezani i Luftëtarit, shprehet i lumtur për këtë 3 pikësh, që e pozicionin skuadrën e tij, tashmë në një vend më komod në klasifikim, teksa parakaloi Kamzën, dhe doli nga vendi i parafundit në renditjen.

mezani

“Jam i gëzuar për këtë fitore që morëm sot. Dua të përgëzoj çunat për forcën që treguan. Kjo fitore na pozicionon mirë për momentin, na shkëput nga vendi i parafundit, dhe ky tre pikësh është më shumë për moralin tonë, për vazhdimësinë, dhe pa dyshim kjo fitore do i motivojë djemtë për ndeshjen e radhës” – deklaroi trajneri Mezani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"