“Mësuam nga humbja këtu dy javë më parë”, Kumbarçe pas suksesit të Korabit: Flamurtari ka ekip simpatik, por t’ia lëmë fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 18:29

“Mësuam nga humbja këtu dy javë më parë”, Kumbarçe pas suksesit të Korabit: Flamurtari ka ekip simpatik, por t’ia lëmë fushës

Shpend Kumbarçe, trajneri i Korabit, ka treguar se humbja e dy javëve më parë përballë Tomorit i kishte ndihmuar lojtarët e tij që të siguronin sot fitoren në ndeshjen play-off. Ai theksoi se strategjia e lojës në pritje kishte rezultuar efikase dhe kjo solli vazhdimësinë e mëtejshme në rrugën drejt Superiores, ku tani përballë ka Flamurtarin.

bandicam 2023-05-23 18-09-20-053

“Jemi të kënaqur se skuadra ka zbatuar në mënyrë perfektë detyrat që i kishim dhënë si staf. Ishte ndeshje e përgatitur jashtëzakonisht mirë. Ishim dy javë më parë në Berat dhe analizuam me detaje të gjitha situatat që ndodhën në ndeshjen që humbëm 3-1, të gjitha detyrat që dhamë, i ekzekutuam sot.

Tomori, për kontingjentin që ka, sidomos në fazën e dytë, e kishim parashikuar këtë lloj vështirësie, edhe kundërpërgjigjen. Megjithatë kishim dy shanse, fitorja na buzëqeshi ne.

Në fazën e parë kemi qenë shumë efikas. Në fazën e dytë me disa probleme e dinamika brenda grupit, dëmtime e kartonë, largim i dy lojtarëve, bëri që ne të kishim problematika. Por kishim besim te ky grup, që kur kemi nisur fazën përgatitore kemi besuar gjithmonë dhe skuadra na shpërbleu besimin.

Flamurtari në ndeshjen tjetër? Për mua ka qenë ekip simpatik gjatë kampionatit, ne do të bëjmë detyrën e do të luajmë shanset tona. Nuk matet me rezultate, tani luhet vetëm për fitore, është ndeshje jetike. T’ia lëmë fushës çdo gjë.

E kishim detyrë në radhë të parë për presidentin që bën shumë sakrifica për ne, për tifozerinë e zjarrtë që kemi në Peshkopi, që na kontestuar me të drejtë në disa ndeshje. Shpresojmë që të kemi kthyer besimin.

Goli me goditje dënimi? I punuar dhe i provuar në stërvitje”, tha Kumbarçe për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"