Mesi dhe Ronaldo me objektiva të qartë, beteja mes yjeve vazhdon për golin e 900-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 10:26

Mesi dhe Ronaldo me objektiva të qartë, beteja mes yjeve vazhdon për golin e 900-të

Lionel Mesi dhe Kris tiano Ronaldo janë larg Europës, janë larg vëmendjes së përditshme që kishin dikur. Por kjo nuk do të thotë se dy nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit nuk janë aty, gjithnjë të pranishëm sa herë që flitet për trofe, sa herë që flitet për gola, sa herë që flitet për futboll.

HTYT

Dikur rivalë të ashpër në Spanjë, njëri me Barcelonën dhe tjetri me Realin e Madridit, tashmë e vazhdojnë garën mes tyre në distancë. Argjentinasi ka zgjedhur SHBA-në për të vijuar ditët e fundit të karrierës. Portugezi ka zgjedhur Arabinë Saudite. Lionel Mesi jo më larg se të hënën fitoi për herë të tetë në historinë e tij “Topin e Artë”. Në moshën 36- vjeçare, ai ka zgjatur distancën me ndjekësin e tij më të afërt, që jo më kot është Kristiano Ronaldo. Portugezi ka pesë “Topa të Artë” në llogarinë e tij në moshën 38-vjeçare. Mesi-Kristiano, Kristiano-Mesi, dyshja që ka dominuar futbollin europian në pesëmbëdhjetë vitet e fundit po jeton ditët e fundit.

Tani që të dy po shijojnë futbollin në liga të parëndësishme, jashtë Europës, të tjerët do të duhet të marrin stafetën. Edhe pse me Mesin dhe Kristianon nuk i dihet kurrë. Argjentinasi dhe portugezi nuk e mbyllin derën për të qenë protagonistë edhe në Botërorin 2026. Kristiano, nëse do t’ia dilte, do të luante në moshën 41-vjeçare në turneun që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut. Tani për tani, të dy vazhdojnë të shënojnë gola për kombëtaret e tyre dhe të jenë të rëndësishëm.

Kampionati europian dhe Kupa e Amerikës janë në horizont. Portugalia dhe Argjentina janë kandidatë të mëdhenj për fitoren përfundimtare dhe një rol i madh në turne do t’i vendoste sërish në rrugën e çmimit në vjeshtën e vitit 2024… Beteja për të qenë më i miri vazhdon në luftën mes tyre për të shënuar më shumë gola. Ronaldo dominon në Champions: 140 gola ndaj 129 të argjentinasit, një garë që është mbyllur tashmë. Tema e golave bartet edhe në ekipet kombëtare. Kristiano vazhdon të rrisë shifrat e tij me Portugalinë: 127 gola. As Mesi nuk ngadalëson: 106 me “albiceleste”-t dhe gati për të shkuar pas lojtarit të Al-Nasrit. Tashmë gara mes tyre është për të arritur shifrën magjike të 900 golave si profesionistë. Askush nuk ngadalëson, askush nuk dorëzohet.4 5

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"