Mesfushori i Tomorit: Nuk stepemi ndaj Lushnjës, kemi nevojë për pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 12:20

Mesfushori i Tomorit: Nuk stepemi ndaj Lushnjës, kemi nevojë për pikë

Tomori do të rinisë kampionatin nga transferta e Lushnjës, aty ku pritet të kërkojë edhe kthesën e shumëpritur në rezultate për të realizuar misionin e shpëtimit, qëndrimin në Kategorinë e Parë. Mesfushori i njohur tipare sulmuese, korçari Kevin Hysolli ka premtuar se në Lushnjë do të zbresë në fushë një skuadër ambicioze, që do të kërkojë të mos dalë pa pikë.

tomorii

“Ndaj Lushnjës, skuadra jonë do të luajë për një rezultat pozitiv dhe këtë na e dikton vetë pozita që kemi në renditje. Përgatitjet e zhvilluara deri tani, por dhe ndryshimet që kemi pësuar në organikë, jo vetëm që janë premtuese, por konsistojnë pikërisht tek objektivi që kemi, të rinisim kampionatin me pikë. Kundërshtari ynë ka vlera, por nevoja që kemi për pikë na detyron që të mos stepemi përpara askujt”, ka përfunduar mesfushori Hysolli.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"