Mesfushori i Tiranës pranë kalimit tek Dinamo, e vetmja pengesë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 11:37

Mesfushori i Tiranës pranë kalimit tek Dinamo, e vetmja pengesë është…

Klevi Qefalija është pranë Dinamo City. Mesfushori i Tiranës mund të kalojë te dinamovitët, klub me të cilin do të luajë deri në vitin 2026.

Klevi Qefalija, ylli i ri i futbollit shqiptar | Albanian Post

Ai ka rënë dakord për marrëveshjen, por për momentin klubi nuk po lëshon kartonin. Qefalija dhe Dinamo duhet të paguajnë për periudhën e formimit.

Nëse i mbushin mendjen Refik Halilit, lojtari mund të kalojë te Dinamo. Futbollisti është kërkuar edhe nga Elbasani. Qefalija është aktivizuar në vetëm 7 ndeshje në këtë sezon futbollistik, ku realizoi edhe një gol ndaj Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"