Mesazhet/ Interi e uron, Milani i përgjigjet: Shihemi sezonin tjetër!
Seria A ka përfunduar me një betejë të ethshme mes Milanit dhe Interit, me kuqezinjtë që triumfuan dhe çuan në 19 numrin e titujve të tyre. Një luftë e ndezur, por në fund të së cilës nuk kanë munguar komplimentet e ndërsjella mes “kushërinjve”.
E filloi Interi, i cili nëpërmjet Twitter i bëri urimet e rastit kampionëve të rinj. “Komplimente Milan. Këtë vit ishte një sfidë shumë e bukur, shihemi vitin e ardhshëm”, shkruanin zikaltrit.
Nuk vonoi përgjigja e kuqezinjve triumfues. “Faleminderit Inter, keni qenë kundërshtarë të jashtëzakonshëm. Shihemi në sezonin tjetër”, shkruanin kuqezinjtë.
Grazie @Inter, siete stati degli avversari straordinari. Alla prossima stagione! https://t.co/VrFknLwSZ2
— AC Milan (@acmilan) May 22, 2022
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"