Mertens nuk njeh limite: Juve është e fortë, por Napoli do Skudenton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 14:37

Mertens nuk njeh limite: Juve është e fortë, por Napoli do Skudenton

Sulmuesi belg i Napolit, Dris Mertens, në një intervistë për “La Republika”, shpalosi objektivin dhe njëkohësisht ëndrrën e tij për këtë sezon.

mertens

“Nuk është surprizë që jemi në krye të klasifikimit. Loja jonë e mirë na ka sjellë deri këtu, dhe ëndërrojmë të qëndrojmë në krye deri në fund. Të fitojmë Serinë A edhe nëse nuk luajmë mirë? Do firmosja që tani për këtë skenar, mjafton të fitojmë në fund”, – u shpreh 30-vjeçari.

Edhe pse janë skuadra e vetme që kanë arritur 7 fitore në 7 javët e para, belgu nuk harron të përmendë edhe kundërshtarët e fortë në Itali. “Ka mjaft ekipe të forta. Mbi të gjithë gjendet Juventusi që mbetet favorit prej mentaliteti dhe cilësisë në skuadër. Gjithsesi ne do të provojmë të fitojmë kampionatin”, – përfundoi Mertens.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"