“Merr 6 pikë ose ik nga ekipi”, ultimatum për trajnerin Sadedini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 11:39

“Merr 6 pikë ose ik nga ekipi”, ultimatum për trajnerin Sadedini

Në Vlorë ka një ultimatum. Të gjithë duhet të bëjnë kthesën dhe se ndeshja me Teutën në Durrës do të jetë vendimtare. Po ashtu edhe takimi me Vllazninë që do të luhet në Vlorë. Pra, java e tetë dhe e nëntë do të jenë “zjarr”. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Sinan Idrizi ka vendosur për ekipin dhe stafin teknik një ultimatum të qartë: 6 pikë në dy ndeshje.

Sinan-Idrizi

Vlonjatët ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë në kampionat. Kështu që ndeshja e së premtes do të jetë shumë e rëndësishme. Idrizi ka vendosur si kusht që Flamurtari të fitojë në dy ndeshjet e radhës. Mund të justifikohet edhe një fitore e një barazim, por jo humbja.

Nëse ndodh kjo, i pari që do të vendoset në rrezik është trajneri Sadedini, të cilit administratori i ka dhënë një paralajmërim të qartë që vazhdimësia varet nga rezultatet. Por, gjasat janë që të ketë masa edhe ndaj lojtarëve titullarë. Disa prej tyre do të ulen në stol nëse nuk do t’i nxjerrin pozitivisht këto dy ndeshje.

sadedini

Teuta dhe Vllaznia do të jenë provë e madhe për vazhdimin te Flamurtari. Vetë Idrizi mendon se duhet kthesa, duke qenë se Flamurtari ka rekordin më negativ të parë ndonjëherë. Flamurtari është në situatën më të keqe në historinë e klubit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që qysh në nisje të kampionatit, vlonjatët të jenë në këto kushte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"