Merkato në dalje, Laçi huazon sulmuesin te… Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 14:22

Merkato në dalje, Laçi huazon sulmuesin te… Erzeni

Laçi ka luksin të bëjë huazime lojtarësh drejt skuadrave të Kategorisë së Parë. Fakti që skuadra ka një grup të kompletuar, bën që disa nga të rinjtë, të cilët kanë pasur pak hapësira në këtë pjesë të parë të kampionatit, të huazohen në klube të tjera deri në fund të këtij sezoni.

FATMIR PRENGA

Fillimisht diçka e tillë ndodhi me Arbër Deliun, i cili u transferua te Besa e Kavajës për të marrë më shumë minuta.

Ndërkohë, së fundmi drejtuesit kanë vendosur që sulmuesi kurbinas, Fatmir Prengaj, të kalojë në formë huazimi për 6 muaj tek Erzeni i Shijakut.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede pretendon ngjitjen në elitë dhe për Prengajn hapësirat do të jenë më të mëdha.

Afrimi i sulmuesit nigerian, Adeleke Akiniami, ia ngushtoi edhe më tepër mundësinë e aktivizimit të riut laçian, prandaj dhe klubi vendosi ta huazonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"