Merkato e Liverpulit, reagon Klop: Do të jemi aktivë deri në ditën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 10:00

Merkato e Liverpulit, reagon Klop: Do të jemi aktivë deri në ditën e fundit

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka zbuluar se Liverpuli do të jetë aktiv deri në momentet e fundit të merkatos së verës, ndërsa tani ka firmosur me vetëm dy futbollistë: mesfushorin Aleksis Mek Alister nga Brajtoni dhe Dominik Sobozlain nga Lajpcigu.

klop

“Fokusi im kryesor dhe energjia ime kryesore duhet të shkojë në seancat stërvitore, kjo është ajo që bëj. Pas kohës që më mbetet, shumë apo pak pas seancave, unë mund të provoj dhe të zgjidh gjëra të tjera, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”, tha gjermani për sajtin e klubit të Liverpulit.

“Merkatoja? Kanë ngelur rreth tri-katër javë deri në ndeshjen e parë të sezonit dhe disa gjëra duhet të ndodhin deri atëherë. Padyshim, në bazë të asaj që ofron tregu i merkatos, por edhe me mençuri, kjo është e qartë tani se si duhet bërë. Do të ndodhë dhe ne do të kemi një skuadër të mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"