Mërgjyshi: Keqardhje për përmbysjen, por Skënderbeu mbetet eksperte. Uzuni pranë largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 21:53

Mërgjyshi: Keqardhje për përmbysjen, por Skënderbeu mbetet eksperte. Uzuni pranë largimit

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, pas humbjes me përmbysje të Superkupës, deklaroi se i vjen keq që episodet shkuan kështu, por ekipi i tij duhet ta shfrytëzonte më mirë këtë avantazh. Ai pati një koment edhe për Uzunin.

bandicam 2018-08-12 21-48-13-891

Po fitonit 1-0, dhe pësuat 3 herë…

Më vjen keq, sepse pjesën e parë e respektuam më shumë se ç’duhet Skënderbeut. Më pas, shënuam, por episodet ndryshuan historinë e ndeshjes. U zhvillua një ndeshje e bukur në pjesën e dytë. Pati aksione të mira, pati ritëm, mund të kishim edhe një rezultat tjetër, por Skënderbeu mbetet një skuadër eksperte. Ne jemi një skuadër e re, dhe duhet ta shfrytëzonim më mirë këtë energji.

Ç’do të ndodhë me Uzunin?

Merkato vazhdon, unë nuk kam ndonjë informacion të sigurtë, por është në tratativa. Duhet të marrim masa të luajmë edhe pa të. Ne na vjen keq nëse largohet, por do i bëjë mirë atij. Ne duhet të marrim masa, dhe lojtarë më me eksperiencë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"