“Mercedes skuadra më e mirë e historisë”, shefi i Ferrari i thur elozhe rivalëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 14:17

“Mercedes skuadra më e mirë e historisë”, shefi i Ferrari i thur elozhe rivalëve

Shefi i Ferrarit, Matia Binoto, vlerëson punën e rivalëve të Mercedesit, të cilët arritën të merrnin triumfin e radhës, si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë:

Motor Racing - Formula One World Championship - Hungarian Grand Prix - Qualifying Day - Budapest, Hungary

“Dua të komplimentoj si Luisin ashtu edhe skuadrën Mercedes, pasi e kanë merituar titullin. Nuk mendoj që ka pasur ndonjëherë historia një skuadër kaq të fortë. Megjithatë, për ne është një stimul i madh të provojmë për t’i mundur dhe do të tentojmë sërish në vitin 2020″, deklaroi Binoto. Ndërsa në fjalët e Sebastian Fetelit dallohet qartë zhgënjimi, pasi ishte i detyruar të tërhiqej pas pak xhirosh:

“Që në fillim ishte e vështirë për ta drejtuar makinën. Më vjen çudi pasi kishim bërë shumë xhiro të mira gjatë fundjavës dhe nuk e kuptova se çfarë ndodhi gjatë garës. Megjithatë, problemi ishte vetëm në pjesën e strukturës dhe jo te motori”, deklaroi Fetel. Gjermani, ndonëse kaloi një ditë të vështirë, priti fundin e garës për ta uruar rivalin Hamilton për titullin e gjashtë kampion. Gjermani dhe britaniku u përqafuan në fund.

Binoto Ferrari

Dy pilotët këtë edicion nuk kanë rivalizuar ashtu si në vitet e kaluara, pasi Fetel për asnjë moment nuk ka mundur të jetë konkurrues për titull. I pakënaqur edhe Sharl Lëklerk, i cili nuk arriti të kishte ritmin e rivalëve: “Nuk arrita ta kuptoja se çfarë nuk funksionoi. Ishin të njëjtat ndjesi si në Hungari, ndonëse atje ishim edhe më të ngadaltë”, deklaroi Sharl Lëklerk, i cili nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i katërt në garën e djeshme të vlefshme për Çmimin e Madh të Malajzisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"