Menaxheri ia ofron Realit, klubi i Bundesligës kërkon 100 milionë euro për talentin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 17:42

Menaxheri ia ofron Realit, klubi i Bundesligës kërkon 100 milionë euro për talentin gjerman

Mesfushori me tipare sulmuese i Bajer Leverkusenit Kai Havertz kushton 100 milionë euro.
0_Havertz
Kështu raporton media spanjolle “Defensa Central”, e cila bën me dije se menaxheri i futbollistit gjerman i ka ofruar klientin e tij Real Madridit.

Kujtojmë që Havertz ka tërhequr dhe vëmendjen e Juventusit dhe Barcelonës, por katalanasit janë tërhequr nga gara për shkak të çmimit tepër të lartë të 20-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"