Memushaj: Dolëm nga gara pa luftë, ju tregoj çfarë më tha ndihmësi i Panuçit për gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 23:10

Memushaj: Dolëm nga gara pa luftë, ju tregoj çfarë më tha ndihmësi i Panuçit për gjyqtarin

Mesfushori Ledjan Memushaj foli për mikrofonin e “RTSH” ku u shpreh:

bandicam 2018-11-17 23-01-46-413

“Dolëm nga gara pa luftë. Ndeshja u prish mbas kartonit të kuq. 1-0 me 10 veta u bë akoma më e vështirë. Ne ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Nuk mund të flitet shumë për këtë ndeshje, mbaroi pas 10 minutash. Është e vështirë ta komentosh këtë ndeshje. Është e vështirë të themi çfarë mund të bënim 11 me 11. Po bënim lojën tonë. Mbas kartonit të kuq, ndeshja mbaroi.

Para ndeshjes kemi një ndihmës trajneri. Më tha që kini kujdes se ai është një arbitër që jep penallti edhe pa qenë. Tani kur i mendoj e kuptoj. Penalltia mu duk shumë e lehtë. Nuk i vlerësoj koret e tifozëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"