MekTominej, një “terminator” i ndërtuar nga Zhoze Murinjo po shkëlqen te Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2024 | 22:28

MekTominej, një “terminator” i ndërtuar nga Zhoze Murinjo po shkëlqen te Mançester Junajtid

Ishte Zhoze Murinjo, i cili e vlerësoi i pari Skot MekTominejn dhe ai i dha atij një shtysë të madhe për të treguar më pas potencialin e tij. Në darkën e çmimeve të klubit në fund të sezonit 2017-18, çmimin e parë për ekipin e rezervave të Mançester Junajtidit e fitoi Demi Mitçell, ndërsa David De Gea fitoi çmimin e ekipit të parë. Por trajneri portugez nuk mund ta linte të kalonte mbrëmja pa vlerësuar një tjetër djalosh të akademisë, Skot MekTominejn.

sdfdfssdfsfsfdsdfsdfsfd

Në atë kohë 21 vjeç, ai dëgjoi fjalët e bukura të trajnerit, i cili mendon se ai i meritonte. “Special One” tha: “Ai e filloi sezonin në akademi dhe e mbylli duke luajtur ndeshje të mëdha në Premier Ligë. Mendoja se ‘ky fëmijë nuk mund të shkojë në shtëpi pa një çmim’. Kështu që stafi i klubit u dërgua për të gjetur diçka, duke vendosur që të shpikë një çmim pas fjalëve të trajnerit. Për herë të parë dhe të vetme në historinë e klubit, ai njoftoi se do të kishte një çmim të ri, lojtarin e vitit sipas menaxherit dhe menjëherë thirri MekTominejn në skenë për të marrë një shandan, i cili ishte gjetur nga një dhomë e pasme.

E ka apo jo skocezi ende atë “trofe” kjo është një histori tjetër, por ai synon tani gjëra më të mëdha. Ai është bërë “Terminatori” i Junajtid, duke i ekzekutuar kundërshtarët vonë në ndeshje. Mesfushori është golashënuesi më i mirë i klubit në Premier Ligë këtë sezon, me shtatë gola dhe pa golat e tij, “djajtë” do të kishin 12 pikë më pak dhe renditeshin në vendin e 12-të. Asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar gola më vendimtarë sesa ai.

I fundit erdhi të dielën. Ai hyri në fushë në minutën e 73-të në “Villa Park” dhe në 86’ shënoi me kokë golin e fitores ndaj Aston Vilës. Kundër Uolvesit, 10 ditë më herët, ai hyri në fushë përsëri në minutën e 73-të dhe këtë herë shënoi dy minuta më vonë. Në ndeshjen e radhës kundër Uest Hemit, 27- vjeçari u thërrit sërish nga Ten Hagu nga stoli në minutën e 64-ët dhe siguroi një asist për golin e dytë të Alehandro Garnaços dhe më pas sërish për golin e tretë të Junajtid.

Por si mund ta harrojnë tifozët e “djajve” ndeshjen kundër Brentfordit në “Old Trafford” më 7 tetor? Duke parë me sytë e tij tre humbje radhazi dhe një disavantazh 1-0, Erik ten Hag aktivizoi MekTominejn në minutën e 87-të dhe ai shënoi dy herë në portën e Strakoshës në kohën shtesë, duke përmbysur ndeshjen. Si një titullar, ai shënoi edhe golin e parë në fitoren 2-1 ndaj Shefilld Junajtidit dhe dy golat në fitoren në shtëpi 2-1 kundër Çelsit. Por fatkeqësisht për të, Ten Hag i beson më shumë efikasitetit të tij kur hyn nga pankina.

sdasdasadsadasddadasasdsda

MekTominej është ndoshta futbollisti më i fortë fizikisht në skuadrën e Mançester Junajtidit, i njohur me nofkën “Tominejtor”. Sot, ai mund të ishte fare në “Old Trafford” dhe në verë ishte pranë një transferimi te Uest Hemi, nëse ata do të kishin ofruar më shumë se 30 milionë paund. Afrimet e Mejzon Mauntit dhe Sofian Amrabatit, plus shfaqja e Kobi Mainosë nga akademia, e kërcënuan të ardhmen e tij. Por ndërsa ajo siluetë gjigante u shfaq në zonë pas krosimit të Diogo Dalotit, duke rikthyer festën e miqve, i diplomuari i akademisë tregoi sërish se nuk është ende gati për t’u larguar. Siç tha Murinjo në vitin 2018: “Për mua nuk ka lojtarë të rinj apo lojtarë të vjetër, ka të bëjë vetëm me cilësinë e personalitetit dhe ky fëmijë ka gjithçka që unë dua”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"