“MekGregor merr drogë, duhet të rehabilitohet”, menaxheri i Khabibit bën deklaratën e bujshme dhe ndez duelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 13:46

“MekGregor merr drogë, duhet të rehabilitohet”, menaxheri i Khabibit bën deklaratën e bujshme dhe ndez duelin

Dihet prej kohësh rivaliteti i madh midis luftëtarëve të arteve marciale Konor MekGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

mekgregor

Dueli i zhvilluar midis tyre u fitua pikërisht nga luftëtari nga Dagestani dhe që atëherë karriera e irlandezit në oktagon ka pasur vetëm ulje. Së fundmi, ka menduar menaxheri i Khabibit, Ali Abdelaziz për të ndezur sërish sfidën duke bërë një deklaratë të bujshme. Në një intervistë për ‘’ESNews’’, Abdelaziz u shpreh se Konor nuk është luftëtar i nivelit të lartë dhe se konsumon drogë.

‘’Konor nuk është luftëtar i nivelit të lartë, i pëlqen të marrë drogë. Ai duhet të shkojë në rehabilitim dhe të punojë për jetën e tij, nuk ka nevojë të luftojë’’, u shpreh menaxheri i luftëtarit rus në deklaratën që ka bërë bujë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"