Media spanjolle zbulon prapaskenat/ Si Luka Joviç “tradhtoi” Barcelonën duke firmosur me Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 19:47

Media spanjolle zbulon prapaskenat/ Si Luka Joviç “tradhtoi” Barcelonën duke firmosur me Realin

 Sulmuesin serb Luka Joviç duket se e ka zwnw “mallkimi” i Barcelonws që në sezonin e tij të parë me Realin e Madridit, ku ka shënuar vetëm 2 gola dhe dhuruar 2 asist. Ai serb duket komplet një tjetër në statistika këtë sezon, teksa 2 gola në 24 paraqitje duken sikur nuk kanë lidhje me atë sulmues që një vit më parë shënoi 27 gola në 48 ndeshje.

jovic.real.madrid.2019.201.750x450

Por si nisi e gjitha kjo? Barcelona kishte shfaqur hapur dëshirën për ta pasur 22-vjeçarin pjesë të ekipit, dhe e  ndoqi atë për gjatë gjithë sezonit. Barcelona kishte dërguar skautwt e saj pothuajse në çdo ndeshje të rëndësishme të sulmuesit, i cili në të gjitha ato dhuroi perfomanca pozitive. Barcelona filloi ta mendonte atë si pjesë të vetën pasi dhe lojtari me menaxherin shqiptarë Fali Ramadani e dinin për interesimin e katalanasve. Barcelona mendoi se ishte afër mbylljes së marrëveshjes, por e kishte gabim.

Në ndeshje Inter – Frankfurt e fituar nga gjermanet 0-1, me golin e shënuar nga Joviç, Barcelona kishte dërguar në stadium treshen Pep Segura, Erik  Abidal  dhe Ramon Planes për të vëzhguar perfomancwn e sulmuesit. Pas ndeshjes ata mbetën të kënaqur me të, pasi ai vendosi dhe ndeshjen dhe me përfundimin e saj iu drejtuan dhomave të zhveshjes ku u takuan me Fali Ramadanin.

Me t’u takuar, ata i shprehën dëshirën për një marrëveshje, por menaxheri shqiptar iu tregoi se klubi së fundmi ishte kontaktuar nga Real Madrid. Ai gjithashtu tha se kjo kishte krijuar hidhërim tek sulmuesi që nuk u kontaktua ai i pari nga klubi madrilen.

jovic

Ramadani vazhdoi t’i shokonte katalanasit teksa u tha se pavarësisht kësaj lojtari ka vendosur të presë fillimisht çfarë do vendosë Reali i Madridit dhe më pas të kontaktojë me Barcelonën. Treshja e Barcelonës vendosin të anulonin çdo lloj plani për sulmuesin serb pasi sipas burimeve të “Mundo Deportivos” ata akoma dhe sot vazhdojnë ta cilësojnë atë një lojtar pa karakter dhe jo me tipin e duhur për të qenë pjesë e Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

 

Joviç më pas u ble përfundimisht nga Reali i Madridit për shumën e 60 milionë eurove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"