“Më shumë presion ka Çekia”, Rrahmani: Nuk e kemi mendjen te Liga e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 11:02

“Më shumë presion ka Çekia”, Rrahmani: Nuk e kemi mendjen te Liga e Kombeve

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës është një nga një lojtarët më në formë në këto momente, të grupit të drejtuar nga Shaland. Rrahmani ka folur përpara mediave, për sfidën e Kosovës me Çekinë dhe është i vetëdijshëm se skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë

RRAHMANI BALOTELI

“E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, sepse luajmë ndaj kundërshtarit direkt për vendin e dytë. Takimin në shtëpi e fituam 2-1, por aty do të jetë ndryshe, me shumë presion. Presion nuk do kemi vetëm ne, por edhe Çekia do të ketë me shumë se ne. Ndoshta është më mirë për ne që ata kanë më shumë presion për fitoren. Kështu që do jetë një përballje me tension, por qëllimi ynë kryesor është të japim maksimumin. Besoj që rezultati do të vijë”, shprehet Rrahmani.

Më tej ai shton: “Kemi shans që të kualifikohemi nëpërmjet kualifikueseve të Europianit, dhe besojmë se mundemi dhe duhet ta provojmë. Nuk duhet të mendojmë për Ligën e Kombeve sepse kemi përpara kualifikueset”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"