“Me bilbil në gojë, na mohoi penallti sade”, Duro e ka me Hamitin: Kemi probleme me gjykimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 18:21

“Me bilbil në gojë, na mohoi penallti sade”, Duro e ka me Hamitin: Kemi probleme me gjykimin

Shpëtim Duro e cilëson ndeshjen e sotme si një tjetër mundësi që i shkoi dëm Egnatias për të marrë tri pikët. Për këtë ai fajëson edhe kryesorin Eldorian Hamiti, i cili sipas tij ka përdorur dy standarte në gjykimin e rasteve.

bandicam 2023-01-22 18-07-54-833

“Jam i mërzitur edhe pse në pamje të parë dihej që ishte një ndeshje e vështirë me Teutën. Se ka rritje në lojë në ndeshjet e fundit, dhe me situatën që ishte, e ka organikën, mund t’i prishi punë çdokujt. Barazimi në dukje para ndeshjes nuk ishte i pranueshëm, por si shkoi ndeshja, duhej ta fitonim. Gjatë gjithë ndeshjes ishim ne në lojë, mund të dyfishonim kur ishim 1-0, humbëm raste të pastra. Kjo është arsyeja pse jam mërzitur që nuk arritëm të marrim tre pikët.

Thashë që jam shumë i kënaqur me lojën gjatë gjithë ndeshjes, edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën. Jam i mërzitur vetëm për rezultatin se ishte mundësi e artë për të marrë pikët. Ishim me 10 lojtarë në atë moment, e gjetën hapësirën dhe barazuan. Patëm mundësi në fund për të ndëshkuar Teutën, rasti i Kasës ishte super-rast, por edhe mund të pësonim. Por si lojë jam i kënaqur, ekipi luajti me personalitet. Por të them të drejtën nuk ishte në nivelin e ndeshjes arbitrimi. Kishte faulla jashtë mase shumë, me bilbil në gojë gjatë gjithë ndeshjes, nuk jepte avantazhin. Kjo nuk më pëlqeu, kam dyshime në fund të ndeshjes për një 11-metërsh. Është shtyrje sade, prekje e lehtë ishte edhe e jona, kurse lojtari ynë kontrollonte topin, e shtyn nga mbrapa, 11 metërsh ishte edhe kjo. Por janë dy standarde.

Janë lojtarë që sapo kanë ardhur, por Kasa dhe Duamena kanë pak kohë më shumë, duket klasi, sa të hyjnë gradualisht në ritmin e lojës. Kemi bërë largime të domosdoshme, ishte skuadër e mbingarkuar. Edhe ardhjet e fundit para pak ditësh, do të ndihmojnë skuadrën. Duamena dihet për cilësitë, tregoi nivelin e tij edhe sot, ishte problematik për kundërshtarin me golin dhe pasimet. Duhet luftë e fortë se kështu ikin pikët. Na ikën pikë me gol padrejtësisht të anuluar me Erzenin, sot përsëri me probleme gjykimi, e kam fjalën për penalltinë. Por e thashë që kampionati do të jetë i fortë, do të jemi aty dhe Egnatia është skuadër që do të jetë mes ekipeve më të mira deri në fund të kampionatit”, theksoi për “Oversport” Duro në mbyllje të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"