Mbrojti Alioskin para shokut të skuadrës, ish-futbollisti i Arsenalit kritikon Granit Xhakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 9:30

Mbrojti Alioskin para shokut të skuadrës, ish-futbollisti i Arsenalit kritikon Granit Xhakën

Ish-futbollisti i Arsenalit Martin Keon kritikoi lojtarin e “Topçinjve” Granit Xhakën, i cili nuk mbrojti shokun e skuadrës Kieran Tierni, pasi ky i fundit u nervozua me futbollistin kundërshtar të Lids Junajtid Ezgjan Alioskin.
martin-keown-reacts-to-gabriels-display-in-arsenals-3-0-win-at-fulham
Futbollisti i Zvicrës shtyu shokun e tij të ekipit për të mbrojtur lojtarin e Maqedonisë Alioski, pasi ky i fundit arriti të nxirrte me karton të kuq sulmuesin e londinezëve Nikolas Pepen.

Për ish-mbrojtësit e Arsenalit Keon, sjellja dashamirëse e Xhakës kundrejt Alioskit e ka bërë skocezin Tierni të ndihet i tradhëtuar.

“Tierni përfaqëson shpirtin e garës. Ai nuk luan vetëm në prapavijë për të mbrojtur portën, por ushtron shumë presion përpara. Ai mundë jetë ndjerë i tradhëtuar kur ka parë Xhakën që i hodhi krahun Alioskit në fund të ndeshjes. Xhaka e shtyu Tiernin në momentin kur ky po i kërkonte llogari Alioskit. Tierni është modeli i lojtarit të duhur që ka nevojë Arsenali”, deklaroi Keon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"