Mbrojtësi i Laçit drejt Prishtinës, kapiteni Vucaj qetëson kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2017 | 10:31

Mbrojtësi i Laçit drejt Prishtinës, kapiteni Vucaj qetëson kurbinasit

Pas dy sezoneve me Laçin, mbrojtësi Drilon Musaj ka vendosur të nisë një aventurë të re. Ditë më parë u përfol për një transferim të mundshëm të kosovarit te turqit e Bursasporit, por ai nuk është realizuar. Në këto kushte, 22-vjeçari ka nisur të shqyrtojë ofertat e tjera që i kanë mbërritur dhe, me shumë gjasa, Musaj pritet që të rikthehet në futbollin kosovar.

drilon-musaj

Dy sezone më parë, mbrojtësi i djathtë u transferua nga Trepça ’89 te Laçi, por, sipas mediave kosovare, thuhet se aktualisht për Musajn është e interesuar skuadra e Prishtinës. Madje, sipas “GazetaOlle”, bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe flitet për një akord mes palëve, në mënyrë që Drilon Musaj të vishet bardhekaltër në sezonin e ri futbollistik.

VUCAJ

Laçi prej disa ditësh ka nisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica, por gjatë këtyre seancave nuk ka qenë i pranishëm kapiteni Erojn Vucaj.

Laci-Kastrioti 1-0, Vucaj ne dyluftim me Sefen

Shkodrani pritet që sot t’i bashkohet ekipit, ndonëse ende nuk është ulur për të nënshkruar një kontratë të re me kurbinasit. Me rikthimin e kapitenit rritet edhe më shumë optimizmi te skuadra laçiane. Drejtuesit e klubit po punojnë për krijimin e një grupi konkurrues, ndryshe nga sezoni i fundit, ku Laçi e arriti mbijetesën në javën e fundit të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"