Mbrojtësi argjentinas rrëfehet: Ja si më përjashtoi Mesi nga kombëtarja pas një sherri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 10:47

Mbrojtësi argjentinas rrëfehet: Ja si më përjashtoi Mesi nga kombëtarja pas një sherri

Një ish-lojtar i kombëtares argjentinase ka deklaruar se si Mesi shpëtoi pa pasur një përplasje fizike me të në dhomat e zhveshjes, pas një ndeshjeje kur luante me Argjentinën. Lionel Mesi shpeshherë përshkruhet si një lojtar i urtë dhe i turpshëm, por ish-mbrojtësi i Interit dhe Romës tha se ylli i Barcelonës ka një anë tjetër, që shumë pak njerëz e shikojnë.

burdiso mesi

Burdiso u shpreh se si në një ndeshje Mesi u nxeh aq shumë me të, pasi ai nuk i kishte pasuar një top gjatë lojës. “Kishim një përplasje në dhomat e zhveshjes, nuk mendoj që jam lojtari i vetëm që i ka bërtitur atij. Kjo është normale në një skuadër, por atëherë gjërat shkuan pak si larg. Ai u nxeh gjatë lojës për një top që nuk kisha mundësi t’ia pasoja. Pasi mbaroi loja shkova në dhomat e zhveshjes dhe ai po vinte drejt meje i inatosur, e prita aty. U desh ndërhyrja e stafit për të na ndarë, pasi situata mund të kishte dalë jashtë kontrollit”, u shpreh Burdiso. Mbrojtësi më pas shton se:

“Këto gjëra ndodhin në futboll. Mesi ka një personalitet të fortë dhe kështu jam edhe unë. Në fund gjithçka shkoi mirë”, përfundoj Burdiso. Mbrojtësi që ka luajtur për disa nga skuadrat më të mira në Seria A, si Interi, Roma dhe Xhenoa, ka qenë më parë pjesë e skuadrës së Argjentinës. Ai ka qenë pjesë e skuadrës që mori pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"