Mbledhja për Flamurtarin/ “Deputetët vijnë me vrap për fushatë”, Kushta fton Idrizin për kafe. Ja batutat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 9:52

Mbledhja për Flamurtarin/ “Deputetët vijnë me vrap për fushatë”, Kushta fton Idrizin për kafe. Ja batutat…

Para dhe pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak për Flamurtarin, nuk kanë munguar as batutat. Që nga Koronavirusi dhe deri te dielli përvëlues që u binte në kokë këshilltarëve, ishin ato që krijuan ilaritet mes të pranishme.

117854854_929544560881451_7616928228997836622_n

Sapo administratori Sinan Idrizi hyn në stadium, këshilltarët i ankohen për diellin: “O Sinan, po aty jashtë na le, do na pjekësh”. Idrizi ua kthen: “Po sikur nuk e lamë aty, do e zhvillonim këtu brenda. Pastaj, nuk jam unë që u mora me organizimin”.

Në këtë moment shfaqet Sokol Kushta dhe Sinan Idrizi nuk ngurron ta ngacmojë. “Sillni një maskë se ka ardhur Sokoli”. Më tej dalin në pjesën e fushës ku do të zhvillohej mbledhja. Bëhen bashkë ish-shefat e klubit Sokol Kushta dhe Ilir Metaj që ankohen për temperaturat e larta.

Metaj thotë për Kushtën: “Ky as në stërvitje nuk vinte kur ishte kaq vapë, nuk e duron dot. Pse nuk na thatë që të vinim me rroba plazhi”. Por Idrizi futet t’i “ndezë” edhe më shumë. “Sokol do të të heqë qafe ky”.

Në fund të mbledhjes, Sinan Idrizi shfaqet jo pak i mërzitur me deputetët e Vlorës që nuk morën pjesë në mbledhje dhe ndërsa u ankohet këshilltarëve: “Ore dini gjë ju pse nuk erdhën deputetët e Vlorës? I ftova të gjithë. Për fushatë vijnë me vrap këtu në stadium ata. Por tani nuk ka më, as të mos afrohen këtu!”.

Në dalje të stadiumit, Sokol Kushta fton për kafe në lokalin e tij administratorin Idrizi, ndërsa me një gisht tek ora i tregon datën. “Ke 32 ditë që nuk më ke ardhur. Hajde te lokali të pimë një kafe”, i tha Kushta Idrizit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"