Mavraj: Porta dhe mbrojtja kanë qenë shtyllat e Kombëtares, ja dallimi mes De Biazit dhe Panuçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 13:49

Mavraj: Porta dhe mbrojtja kanë qenë shtyllat e Kombëtares, ja dallimi mes De Biazit dhe Panuçit

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, i cili është shndërruar në një lider pas largimit të Lorik Canës, ishte prezent sot në konferencën e shtypit, ku foli për miqësoren që do të zhvillohet në datën 26 mars ndaj Norvegjisë. Mavraj deklaroi se porta dhe reparti i mbrojtjes kanë qënë shtyllat e Kombëtares si dhe tregoi se një ekipi të suksesshëm i duhen 11 lidera që të marrin përgjegjësi.

Mavraj

Etriti garantoj portën, po Mavraj e garanton mbrojtjen?

Kemi dëshmuar shumë herë që porta dhe mbrojta kanë qenë shtyllat e Kombëtares. Me rivalë shumë të fortë kemi dalë shumë mirë. Lojtarët e rinj besoj do ta na ndihmojnë për të zhvilluar edhe në të vjetrit. Ekipi dhe mbrojta do të jetë në formë për ndeshjen e ardhshmen.

Pas largimit të Canës, përgjegjësia e lideri ka rënë mbi shpatullat e tua…

Këto janë gjëra që për mediat luajnë rol. Ekipit të suksesshëm i duhen 11 lidera. As nuk e ka bërë Loriku askush tjetër. Duhet të marrë çdo lojtarë përgjegjësinë sipër. Jemi shumë mirë. Të afruar dhe kjo kontribon për të qenë të suksesshëm.

 Si e shikon grupin aktual?

Nuk është ky ekipi përfundimtar. Jemi në fillim të zhvillimit tonë. Kemi kohë për të formuar ekipin përfundimtar. Lënia jashtë e lojtarëve ndikon përgjithëshit për mirë

Sa ndryshon De Biazi me Panuccin?

Mosha e tyre është ndryshimi. De Biazi ka qenë më i qetë. Panucci është më shumë entuziast. Ai me mish e me shpirt e përjeton situatën.

Është më mirë kjo mënyrë loje?

Në futboll nuk ka më mirë e më keq. Flet sukses. Nëse nuk ke sukses do të ballafaqohesh me kritikat. Tani luajmë me më shumë guxim sepse kemi më shumë eksperiencë. De Biazi ka shumë kontribut në këtë pjesë.

Për futbollistët e rinj…

Është një shans shumë i madh. Të gjithë kemi qenë në këtë situatë. Kanë njëcik emocione, por me siguri do të krijojnë besim dhe do tregojnë më të mirën.

E ka Shqipëri kontigjentin e nevojshëm për t’iu përgjigjur skemave të Panuçit?

Po. Normalisht është një zhvillim. Nga një ditë në tjetrën mund t’i ndryshosh dhe planifikosh skemat. Është gjë normale që duhet kohë. Ndonjëherë sistemi që ke zgjedhur nuk fuksionon. Kemi shumë lojtarë që janë në dispozicion. Kemi shumë konkurencë të madhe që kontribon për ti mësuar këto skemat edhe më shpresë.

A besoni se mund të kualifikohemi në Europianin e ardhshëm?

Ne ka treguar e kaluar, që po u paraqitëm mirë,çdo kundështar do ta ketë të vështirë të na mundë dhe nesë ne japim maksimumin fitojmë gjithmonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"