Mauricio Poçetino: Raporti im me pronarët nuk ka ndryshuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 16:08

Mauricio Poçetino: Raporti im me pronarët nuk ka ndryshuar

 Mauricio Poçetino pranon se Çelsi nuk është në pozicionin që do të dëshironte të ishte këtë sezon, por ai thotë se asgjë nuk ka ndryshuar nga mbështetja e klubit për të.

pocetino

“Nuk është test për mua, por test për këdo në klub. Nuk janë rezultatet që do donim të kishim këtë sezon. Të jem i sinqertë, gjatë muajve të fundit, ne nuk kemi shkëmbyer mesazhe me pronarët, kemi komunikuar përmes drejtorit sportiv. Asgjë nuk ka ndryshuar. Pikëpamjet dhe ndjenjat e mia nuk po ndryshojnë, pavarësisht se në javët e fundit nuk kemi shkëmbyer mesazhe”, tha trajneri argjentinas përpara ndeshjes me Aston Vilën.

“Me skuadrën ne flasim për të qëndruar të bashkuar. Ne duhet të jemi pozitivë. E vetmja mënyrë për të ecur përpara është të jemi pozitivë, kurrë të mos dorëzohemi. Ne po i shtyjmë lojtarët dhe po përpiqemi të marrim më të mirën në periudhën e mbetur të sezonit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"