“Maskaradë në Fushë-Krujë”, shpërthejnë drejtuesit e Egnatias: Kërkojmë që FSHF-ja të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2019 | 14:14

“Maskaradë në Fushë-Krujë”, shpërthejnë drejtuesit e Egnatias: Kërkojmë që FSHF-ja të…

Drejtuesit e Egnatias janë të indinjuar për atë çfarë ndodhi në FushëKrujë. Një reagim i vonuar nga ky klub, sepse ndeshja u luajt të shtunën, ndërsa dje rrogozhinasit, kanë denoncuar gjykimin, por edhe presionin e krutanëve. “Jemi të indinjuar nga ajo që na ndodhi në ndeshjen e Fushë-Krujës.

egnatia

Jemi në vitin 2019 dhe mendojmë se futbolli ka bërë hapat e duhur. Si klub, do të jemi gjithmonë kundër maskaradave, pa lënë pas pakënaqësitë për gjyqtarët. Kemi bërë investime kolosale dhe nuk lejojmë askënd të na përbaltë. Askush s’mund të bëjë ç’të dojë në futboll.

Gjyqtarët nuk po e kontrollonin lojën atë ditë. Nuk mund të presësh që lojtarët të jenë të qetë e të paprekshëm, kur ka presion. Kërkojmë që FSHF-ja të dënojë çdo akt të papërshtatshëm që krijohet në stadiume”, thuhet në deklaratën e klubit të Egnatias.

Drejtuesit e saj presin që Federata të japë OK-in për licencimin e stadiumit “Hasan Zyla”. Sipas tyre, ndeshjet zyrtare mund të luhen pa problem në këtë stadium, por konfirmimi pritet të merret sot.

Aldo Buzi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"