Masçerano këshillon Mesin: Kthehu në Argjentinë dhe ndihmo vendin tënd

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 21:29

Masçerano këshillon Mesin: Kthehu në Argjentinë dhe ndihmo vendin tënd

Havier Masçerano këshillon ish-shokun e skuadrës, Lionel Mesin, që ta mbyllë karrierën e tij në Argjentinë.messi-mascherano-203747

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, sot në moshën 35-vjeçare, u rikthye në vendlindje, ku firmosi me Estudiantesin, 15 vite pasi u largua nga River Plejti. Dhe tani ai beson se ishshoku i tij i skuadrës në “Camp Nou” dhe në kombëtaren bardhekaltër duhet të ndjekë të njëjtën rrugë dhe të rikthehet në Amerikën e Jugut.

“Gjithçka mund të ndodhë në botën e futbollit dhe varet nga dëshira e tij për të luajtur në Argjentinë”, tha Masçerano për katalanasen “Sport”. “Është gjithashtu aspekti i familjes kur ai të vendosë nëse do të jetojë këtu apo do të rikthehet në vendlindje.

Këto janë çështje personale dhe askush nuk mund të ndikojë te to. Por nëse ai vendos që të vijë në Argjentinë në të ardhmen, do të ishte një kapërcim i madh në cilësi për kampionatin dhe vendin tonë”, nënvizoi ish-ylli i Liverpulit. Leo nuk e ka përjashtuar në të shkuarën një rikthim te Rozario.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"