Marselo e thotë troç: Ishte penallti për Bajernin, topin e preka me dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2018 | 15:00

Marselo e thotë troç: Ishte penallti për Bajernin, topin e preka me dorë

Pas episodit në fund të pjesës së parë që ng jalli shumë polemika në kampin bavarez, pasi Marselo preku dukshëm topin me dorë në brendësi të zonës, por që nuk u pa nga asnjë nga arbitrat në fushën e lojës. Braziliani deklaroi pas ndeshjes në lidhje me pretendimet gjermanëve për penallti:

marseloo

“Nëse do t’ju thosha që nuk e preka topin me dorë, do të t’ju gënjeja, arbitrat na kanë dënuar edhe ne disa herë”, u shpreh mbrojtësi madrilen. Çakir nuk akordoi penallti të pastër për Bajernin në atë moment kur loja ishte 1- 1. Sigurisht do të kishim një rrjedhë tjetër të lojës në rast se do të akordohej 11-metërshi. Marselo më pas ka përgëzuar lojtarët e skuadrës së tij dhe në veçanti portierin Navas që ishte deciziv në disa raste.

Po ashtu edhe për sulmuesin Karim Benzema që shënoi dy gola në sfidën e djeshme. “Jam i kënaqur për ta, pasi në futboll është shumë e vështirë në disa ndeshje. Je duke fituar 2 me 0 dhe papritur mund të eliminohesh. Ka momente që vërshëllehesh dhe pastaj tifozët të brohorasin emrin tënd”. Më pas braziliani foli edhe për objektivin e arritur në Champions, duke eliminuar disa nga ekipet më të forta në Europë si Parisi, Juventusi edhe Bajerni.

Soccer: International Champions Cup: Real Madrid Marcelo Vieira (12) in action vs Bayern Munich during preseason game at MetLife Stadium. East Rutherford, NJ 8/3/2016 CREDIT: Michael Owens (Photo by Michael Owens /Sports Illustrated/Getty Images) (Set Number: SI460 TK1 )

“Jam shumë i kënaqur, pasi arritëm atë që donim, finalen e Kiveit. Nuk ka qenë e lehtë sepse kemi punuar fort dhe kemi vuajtur në disa ndeshje. Kjo e sotmja (dje)ishte një ndeshje e vështirë, por ne ia arritëm të shkojmë në një finale tjetër. Përballë kishim një kundërshtar shumë të fortë. Kishte shumë tension, pasi ata kaluan në avantazh shumë shpejt. Por më pas reaguam dhe arritëm të barazonim.

Lojtari më i mirë? Nuk mund të bëj krahasime, pasi Reali i Madridit ka shumë të tillë. Secili nga ne luajti një ndeshje të madhe pa menduar për të bërë historinë me klubin. Donim vetëm të luanim dhe të fitonim takimin”, përfundoi Marselo. Reali do të përballet në finale me një nga skuadrat e çiftit Roma-Liverpul që do të luajnë sot mes tyre në “Olimpiko” të Romës. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 5-2 në favor të Liverpulit që janë më afër finales së 26 majit që do të zhvillohet në kryeqytetin e Ukrainës, Kievi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"