Marku rrezikon ndeshjen me Skënderbeun pas tërheqjes muskulare, shansi i debutimit për Meksin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 16:23

Marku rrezikon ndeshjen me Skënderbeun pas tërheqjes muskulare, shansi i debutimit për Meksin

U mendua se Dinamo do të shkonte me skuadër të plotë në sfidën e së shtunës kundër Skënderbeut, e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit, por nuk do të jetë kështu as këtë herë. Rifillimi i kampionatit i gjen blutë sërish me mungesa. Rrezikon shumë ta humbasë këtë takim, për të mos thënë e ka humbur, mbrojtësi i krahut të djathtë, Albion Marku, i cili është një nga titullarët më të rëndësishëm të ekipit kryeqytetas.

albion marku

 

 

Nga sa mësohet, lojtari ka pësuar një tërheqje muskulore dhe i duhet të qëndrojë disa ditë pushim, sipas rekomandimit të mjekëve. Marku nuk është stërvitur ditën e martë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë në fushë në stadiumin “Niko Dovana”, ku Dinamo do të presë Skënderbeun. Një ndeshje kyçe kjo, ku vetëm fitorja i mban blutë brenda objektivit për 4-shen e parë, por stafi teknik sigurisht që nuk do të rrezikojë. Marku ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë gjithë sezonin për kryeqytetasit. Ai ka munguar vetëm në dy ndeshje, njërën për shkak dëmtimi gjatë fazës së parë dhe tjetrën për shkak kartonësh. Mbetet për t’u parë, nëse mbrojtësi i djathtë do të arrijë të rikuperohet në kohë apo jo për ndeshjen e prapambetur me Teutën, që zhvillohet më 3 prill, pra mesjavën e ardhshme.

MEKSI – Duke marrë të mirëqenë mungesën e Markut, në vend të tij ndaj Skënderbeut do të luajë Jorgo Meksi. Si për ironi të fatit, mbrojtësi që firmosi për Dinamon në merkaton e dimrit, do të luajë ndeshjen e parë me fanellën e saj pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij. Meksi madje ka mbajtur për një sezon edhe shiritin e kapitenit te korçarët, ku ka luajtur për 3 sezone. Ai është një lojtar me eksperiencë dhe pritet ta mbulojë më së miri mungesën e Markut. Në janar klubi kryeqytetas kërkoi një dublues për Markun dhe tashmë ka ardhur momenti që Meksi të zbresë në fushë.

meksi

FORMACIONI – Sa i takon pjesës tjetër të formacionit anti-Skënderbe, pritet që të mos ketë ndryshime nga ai që luajti në derbin me Tiranën, edhe pse janë edhe tri ditë kohë. Ta gatshëm këtë herë janë edhe Gudiabi dhe Bardhi, të cilët munguan për shkak dëmtimi në ndeshjen e fundit, por gjasat janë që përballë Teutës ta nisin nga stoli. Edhe Andoni ka munguar disa ditë në stërvitje dhe nuk mendohet të përfshihet në formacionin antiSkënderbe.

FATJON RUPI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"