Maqedonasit janë në modë, futbollisti që e mbylli me Dinamon në “orbitën” e Tiranës. Në skenë del dhe Adili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 14:51

Maqedonasit janë në modë, futbollisti që e mbylli me Dinamon në “orbitën” e Tiranës. Në skenë del dhe Adili

Lojtari i Maqedonisë së Veriut, Goran Siljanovski, është larguar nga Dinamo dhe aktualisht konsiderohet futbollist i lirë.

siljanovski

Për nënshkrimin e tij deri tani po luftojnë katër skuadra dhe njëra prej të cilave është Tirana, kampione e Shqipërisë. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat maqedonase.

31-vjeçari Siljanovski erdhi në Superioren shqiptare në vitin 2021, si lojtari më i mirë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë ku luajti për Rabotniçkin.

Ai ka qenë pjesë e pothuajse të gjitha ndeshjeve për Dinamon, sepse ka luajtur 33 nga 36 ndeshje në kampionat dhe ka humbur vetëm një pasi nuk ishte në skuadër (dy të tjerat u detyrua të pushonte për shkak të kartonëve të verdhë).

Ish-përfaqësuesi i Maqedonisë po shqyrton ofertat dhe nuk përjashtohet mundësia e kthimit në PMFL (liga maqedonase) ku ka interesim nga dy skuadra.

Për Siljanovskin është interesuar edhe skuadra e Gjilanit nga Kosova ku trajner është Zekirija Ramadani.

Ekziston edhe një opsion për të qëndruar në kampionatin shqiptar.

Sipas mediave maqedonase, lojtari pëlqehet edhe nga kampionët e Shqipërisë, Tirana, por gjërat janë në ajër.

Krahas Dinamos së Tiranës në Shqipëri, Siljanovski ka luajtur edhe për Flamurtarin, ndërsa në Maqedoni ka qenë pjesë e Rabotniçkit, Renovës, Teteksit, Vardarit dhe Maqedonisë GP.

Edhe pse nuk ka asgjë konkrete, një opsion për Tiranën mund të ishte edhe Mevlan Adili.

Bardheblutë e kanë pasur dëshirë që pas titullit të 2020-ës, por kontrata që kishte mbrojtësi me Vllazninë i ka stepur.

Tani Adili është lojtar i lirë dhe nuk është çudi që Tirana të vlerësojë një afrim të mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

SILJANOVSKI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"