Manushi “shtrydh” ekipin, Orgesi vrojton Skukën/ Ja situata te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 20:55

Manushi “shtrydh” ekipin, Orgesi vrojton Skukën/ Ja situata te Partizani

Si rrallëherë nën drejtimin e Orges Shehit, Partizani e zhvilloi stërvitjen e djeshme gjatë pasdites, nën ndriçimin e projektorëve të stadiumit “Arena e Demave”.

66663

Skuadra në fakt zbarkoi në fushë me ditë, në orën 17:00. Pas thuajse 48 orësh pushim, pjesa e parë e stërvitjes, siç pritej, ishte mjaft intensive. Trajneri atletik, Vullnet Manushi, e ndau skuadrën në dy pjesë.

Gjysma e lojtarëve zhvillonin ushtrime aerobike, ndërsa gjysma tjetër kishin lëvizje të ndryshme mbi pengesa. Më pas u ndërruan rolet. Tek aerobia lojtarët u panë më shumë në siklet, me Manushin, që testonte rezistencën e tyre, duke i mbajtur gjatë në një pozicion.

Trajneri Shehi qëndroi vazhdimisht në heshtje gjatë kësaj pjese të seancës, teksa një vështrim më kritik e kishte për Skukën, të cilit i kërkoi me finesë të jetë më ekzakt me ushtrimet.

Pjesa tjetër e seancës u përqendrua e gjitha në lëvizjet me top, korridoret e daljes në sulm dhe tek automatizimi i lëvizjeve të topit mes reparteve. Sot pritet të nisin edhe përgatitjet taktike për ndeshjen e së shtunës me Teutën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"