Mamurrasi përjashtohet nga Kategoria e Parë, hyn Partizani B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2016 | 11:41

Mamurrasi përjashtohet nga Kategoria e Parë, hyn Partizani B

Mamurrasi është “viktima” e parë e mosplotësimit të kushteve për të marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë.

Partizani B

Klubi është përjashtuar nga kjo veprimtari për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve financiare dhe mosplotësimit të kushteve të licencimit.

Vendin e Mamurrasit e Merr Partizani B, që do të jetë pjesë e Grupit A. Zyrtarizimi erdhi paraditen e sotme gjatë hedhjes së shortit.

Kategoria e Parë do të ngrejë siparin këtë të shtunë, dy javë më vonë nga parashikimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"