Makthi grek drejt fundit, dy skuadra vihen në gjurmët e Ergys Kaçes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 13:10

Makthi grek drejt fundit, dy skuadra vihen në gjurmët e Ergys Kaçes

Ergys Kaçe duket se po numëron ditët e fundit të karrierës në Greqi. Shpesh mes një mijë e një problemesh atje, mesfushori i Kombëtares ka në tavolinë dy oferta për ta larguar nga ky kampionat.ergys kace

Mediat greke bëjnë me dije se në adresë të lojtarit kuqezi ka një interesim nga një skuadër në Europën Qendrore si dhe një pistë e vlefshme në Turqi. Ergys Kaçe, pasi përfundoi periudhën e huazimit, është edhe drejt skadencës së kontratës me skuadrën e PAOK.

Me këtë të fundit, megjithëse mund të jetë i detyruar të ketë një shtyrje të kontratës deri në përfundim të sezonit, nuk mund të aktivizohet. Duke qenë se PAOK nuk po bën asgjë për të rinovuar, atëherë e ardhmja e mesfushorit shihet jashtë Greqisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"