Magani: Dua lojtarë me karakter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2016 | 9:09

Magani: Dua lojtarë me karakter

Gugash Magani pre zantohet te Fla murtari. Trajneri peqinas rikthehet pas pesë vitesh në Vlorë dhe dje ka dalë para medias në krah të administratorit Sinan Idrizi.Magani IdriziBashkë me Maganin, janë prezantuar dje edhe zëvendëstrajneri Klodian Dervishi, por edhe blerja e parë, Astrit Fazlliu. Kreu i klubit vlonjat Sinan Idrizi e ka cilë- suar Maganin si njeri të shtëpisë. “Jemi këtu për të prezantuar trajnerin jo të ri të Flamurtarit. Është një ardhje e re, por po vjen një i shtëpisë. Para se të firmosë kontratën, i uroj mirëseardhjen në shtëpi. Është një nga figurat e dashura të tifozërisë vlonjate. I uroj suksese”, tha Idrizi.

Trajneri

Ndërkohë, kreu i ri i pankinës vlonjate ka qenë mjaft i lumtur për rikthimin te Flamurtari. “Jam i gëzuar që jam rikthyer te Flamurtari dhe për këtë dua të falënderoj për besimin presidentin Idrizi dhe tifozët vlonjatë. Është një përgjegjësi e dyfishtë. Nuk kam çfarë të premtoj, vetëm se do bëj më të mirën. Unë do të bëj më të mirën time gjatë punës me ekipin, pastaj do të flasë fusha e lojës. Ky moment është i duhuri për të marrë drejtimin e skuadrës, pasi është periudhë pushimi dhe do të punojmë fort që ta çojmë këtë fanellë të lavdishme aty ku i takon”, tha Magani, që foli edhe për të kaluarën.

“Unë rikthehem në Vlorë pas pesë vitesh dhe jam më i pjekur për të dhënë maksimumin. Po t’i kthehemi të shkuarës, mund të them se kampionatin e kemi humbur në 4-5 ndeshjet e fundit dhe mendoj se kam pasur gabimet e mia.

Nuk premtoj asgjë. Premtoj punë dhe respekt. Në të njëjtën kohë objektivi im do të jetë ndeshja e radhës dhe në fund të bëjmë llogaritë. Unë vij në një klub profesionistësh. Jo se më përpara nuk kam qenë në një klub të tillë, pasi kalova shumë mirë te Teuta dhe u uroj edhe atyre suksese në Kupat e Europës, por në të njëjtën kohë mendoj se këtu te Flamurtari kemi një kontratë afatgjatë dhe projekti fillon ngadalë. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë të gjithë dhe të jemi në drejtimin e duhur”, vazhdoi trajneri i ri i Flamurtarit, që nuk ka preferuar të flasë për merkaton.

“Te Flamurtari mendoj se do të qëndrojnë lojtarët që do të japin maksimumin. Çdo fillim është i vështirë, por unë do të punoj që në ekip të marrim futbollistë që jo vetëm të jenë të aftë, por edhe të kenë karakter. Duhet që t’u dhimbset fanella dhe të dinë të ringrihen edhe në momente të vështira”, ka mbyllur Magani.

Përgatiti: ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"