Lukaku përcakton përfundimisht për të ardhmen e tij, flet vetë me klubin dhe vendos për numrin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 12:20

Lukaku përcakton përfundimisht për të ardhmen e tij, flet vetë me klubin dhe vendos për numrin e ri

Romelu Lukaku i ka idetë e qarta dhe duket se nuk do të rikthehet në Angli për asnjë arsye. Sulmuesi belg e ka shprehur shpesh dëshirën për të qenë pjesë e Interit dhe sipas asaj që raporton “Gazzetta”, sulmuesi belg do të marrë vetë fatet në dorë.

lukaku

Sulmuesi belg do të kontaktojë me Çelsin për t’i bërë të qartë që nuk do të kthehet në Premier Ligë. Mediat italiane raportojnë se gjithçka do të vendoset brenda muajit qershor në mënyrë që Lukaku të ketë mundësi të bëjë pushime të qeta dhe në korrik të irkhthet në stërvitje me skuadrën zikaltër.

Ndërkohë, Lukaku po pret largimin e Edin Xhekos në mënyrë që të rimarrë numrin 9, numër të cilin e kishte sezonin që fitoi titullin me Interin. Pas largimit te Çelsi, numri i tij u zu nga Xheko dhe me shumë gjasa, do të jetë i lirë sërish si numër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"