“Lukaku ishte i lumtur te Junajtid”, rrëfehet agjenti: Ja pse belgu kaloi te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 16:24

“Lukaku ishte i lumtur te Junajtid”, rrëfehet agjenti: Ja pse belgu kaloi te Interi

Romelu Lukaku po tregon një formë shumë të mirë këtë sezon te Interi, teksa është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi.lukaku

Sulmuesi belg kaloi një periudhë të vështirë te Junajtid sezonin e fundit, ku nuk ishte titullar dhe për këtë arsye vendosi të largohej nga “Djajtë e Kuq”.

Për këtë është rikthyer të flasë edhe agjenti i futbollistit, Federiko Patorelo, i cili në një intervistë të dhënë u shpreh se Lukaku u largua nga Juanjtid për të provuar veten në një kampionat tjetër. “Marrëdhënia e tij me Solskjaer ishte deri diku e mirë. Kishte vetëm disa probleme taktike, pasi Lukaku është një sulmues tipik qendre, ndërsa trajneri preferonte ndonjëherë Rashfordin, i cili gjithashtu është një futbollist fantastik.

Belgu nuk kishte asnjë problem me Junajtid, thjesht dëshironte një përvojë të re. Ai ishte i lumtur te Juanjtid, të cilët janë një nga 3 apo 4 klubet më të mëdha në botë. pastorelloforbes

Romelu pëlqehej shumë nga tifozët, por unë mendoj se ai dëshironte të testonte vetën në një kampionat tjetër dhe vendosi të largohej, i duhej një sfidë e re.”, u shpreh Pastorelo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"