Luis Suarez pozitiv me COVID-19, sulmuesi uruguaian humbet sfidën kundër Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 21:39

Luis Suarez pozitiv me COVID-19, sulmuesi uruguaian humbet sfidën kundër Barcelonës

Luis Suarez është futbollisti i radhës i prekur me COVID-19. Uruguaiani momentalisht është i grumbulluar me Kombëtaren e tij, por në testimet e fundit ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Kësisoj, ai tani do të qëndrojë për dy javë në izolim.

_114836470_suarez

33-vjeçari do të mungojë në sfidën kundër ish-skuadrës së tij, Barcelona, të cilën e luan menjëherë pasi të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve. Kujtojmë që katalanasit e larguan mes polemikave uruguaianin, i cili zgjodhi të transferohet te rivalët e Atletikos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"