Luajnë ndaj Korabit, flet trajneri i Burrelit: Synojmë fitoren në derbi, por duhet patur parasysh se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 9:47

Luajnë ndaj Korabit, flet trajneri i Burrelit: Synojmë fitoren në derbi, por duhet patur parasysh se…

Burreli është gati për derbin e qarkut. Do të jetë një përballje delikate, por Samuel Nikaj llogarit vetëm fitoren përballë Korabit. Në fazën e tretë gabimet janë të ndaluara dhe trajneri e ka më shumë se të qartë këtë, kur dihet që po bëhet garë treshe për kreun.

Nikaj

“Derbi është derbi, nuk ke çfarë të diskutosh. Duke pasur parasysh diferencën mes ekipeve, ka një shkallë vështirësie më të lartë, por gjithsesi një ndeshje e tillë, pavarësisht diferencave, i ka të tria rezultatet. Ne normalisht do të synojmë fitoren ashtu si çdo ndeshje tjetër të luajtur deri tani. Masat i kemi marrë që të jemi 100% në formë.

Të them të drejtën, shpresoj pak edhe në ndihmën e Zotit për të fituar ndeshjen e radhës. Gjendja e lojtarëve ka ardhur drejt përmirësimit, sepse kam pasur katër a pesë lojtarë me dëmtime të vogla, por mendoj se falë punës së stafit mjekësor, do të jenë të gatshëm për sfidën”, përfundoi shkodrani i stolit të matjanëve. Ndeshja pritet të prodhojë emocion të fortë për shkak të rivalitetit dhe qëllimit të të dyja skuadrave, të prekin elitën.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"