Luajnë ndaj Egnatias, flet Kashami: Nuk kemi presion, na penalizojnë… mungesat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2021 | 11:00

Luajnë ndaj Egnatias, flet Kashami: Nuk kemi presion, na penalizojnë… mungesat

Përballë një Bese me shumë mungesa, Egnatia ka shansin e artë për të festuar që të dielën ngjitjen në elitë. Po a do të shkojë vërtet kështu? Ndiçim Kashami tregohet realist kur deklaron për “Panorama Sport” se kundërshtari nuk do të ketë përballë të njëjtin ekip që ka pasur në tri ndeshjet e luajtura deri më tani.

kashami

“Do të dëshiroja që të kisha grupin të plotë. Kjo, edhe për ta zbukuruar e bërë më interesante garën deri në javën e fundit. Një barazim yni do shtynte festën e rrogozhinasve, por nuk do ta frenonte atë. Tri pikët që i duhen, Egnatia do t’i marrë patjetër, në mos kundër Besës, kundër Tomorit apo Pogradecit.

Siç citova më lart, ne do të futemi në fushë të luajmë pa asnjë lloj presioni. Si në çdo ndeshje do respektojmë garën duke dhënë maksimumin e mundësive tona. Veçse këtë radhë do jemi të penalizuar nga mungesa të rëndësishme. Ajo e dy sulmuesve Peqini e Kaina peshon jo pak. Të vështirë do ta kemi, por ne do të luajmë lojën tonë”, u shpreh trajneri.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"